Përgjigje dhe sqarim për deputetin e dhunshëm Bekim Haxhiun – Kamishi

Këtë të diele, nëpër media, konkretisht me pamje vizuale nga Klan Kosova, doli momenti se si deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, goditi një person brenda stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku po zhvillohej loja në mes të KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit.

Ne Gazeta Infokus, raportuam që personi i goditur është Ragip Veseli, zyrtar në klubin e Feronikelit.

Kësisoj, duke qenë të përgjegjshëm për punën që e bëjmë, mund të na ikin edhe këso gabime e të dalin lajme të pakonfirmuara, gjë për të cilën edhe u kërkojmë falje si lexuesve tanë ashtu edhe deputetit Bekim Haxhiu – Kamishi.Megjithatë, kjo në asnjë formë nuk e zbeh veprimin e “Kamishit” pavarësisht se kënd e sulmoi.Haxhiu në reagimin e tij thotë që mediat të rreshtojnë aty ku kanë synim.Në fakt, Haxhiu duhet ta di se asnjëherë nuk është qëllim i yni, rreshtimi i askujt në asnjë vend, janë veprimet e vet Haxhiut dhe të tjerëve që i rreshtojnë ata, aty ku i sheh populli.“Rreshtim” i Haxhiut ishte edhe ky rasti i fundit, ku ani se nuk ka goditur atë që raportuam ne, kjo e ndryshon veç personin e sulmuar, por nuk e heq goditjen.Veprim ky që nuk i ka hije një deputeti, pavarësisht se kë e godet, e kjo e bën edhe më të rëndë që një gjë të tillë e ka bërë në prezencë të njerëzve dhe kamerave.Kjo padyshim jep shembull të keq jo veç tek ata që e votojnë por edhe tek të gjithë qytetarët që e panë veprimin e tij në videon e publikuar nga Klan Kosova.Bile, ankesa ndaj Kamishit kanë bërë edhe vet klubi i Feronikelit, që kanë reaguar publikisht duke e akuzuar se ka fyer e ka tentuar që të sulmoj Kryesinë e KFF Feronikelit, duke obliguar policinë e sigurimin të futet në mes, madje për këtë edhe kanë paralajmëruar padi edhe në UEFA.

Pra, ne kemi guxim që kur gabojmë, të demantojmë lajmin e edhe të kërkojmë falje.Por, është tjetër gjë, kur një deputet që përfaqëson vullnet të qytetarëve në Kuvend, të jetë i përfshirë në çdo pore të shoqërisë, jo veç aty për ku është votuar.Haxhiu, duhet të tregoj se pse pas çdo “trazire” që bëhet sikur në Federatën e Futbollit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës, apo edhe QKUK, besa edhe Kuvend, gjendet “rastësisht” Kamishi aty, në prapaskenë.E po ashtu tash e disa vite edhe ne grupet e interesit që synuan ta fusin në dorë FFK-në me procese krejtësisht të paligjshme duke u munduar të mbledhin nënshkrime e me lobime politike.Për disa raste te tilla qe kemi raportuar e ku ka qenë i përfshirë Kamishi asnjëherë nuk ka pas guxim t’i demantoj lajmet as të kërcënoj me gjyq.Madje, Kamishi nuk ka pas guxim as te tregon publikisht që është i përfshirë në këto skenare pavarësisht se është raportuar edhe me fakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *