Festa e tifozëve të Liverpoolit pas shpalljes kampion të Premierligës pas tre dekadash pritje, ishte jashtëzakonisht e madhe.
Me t’u shpallur kampionë, tifozët e Liverpoolit dolën me të madhe në rrugët e qytetit, duke nxitur reagime të shumta shkaku i pandemisë COVID-19.
Policia lokale ka arrestuar 15 persona, pasi turma e njerëzve ishte e dhunshme.
Madje, në disa pamje shihen ku disa tifozë grushtojnë policët, por një video tjetër ishte shokuese.
Aty shihet një tifoz i ri i Liverpoolit, i cili thith kokainë. /Zeri/