Ekskluzive: Valon Berisha konfirmon të ardhmen e tij

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha në një prononcim ekskluziv për Gazetën Objektiv ka konfirmuar të ardhmen e tij me klubin italian Lazio. Berisha që nga muaji janar ishte i huazuar në klubin gjerman, Fortuna Dusseldorf.

Berisha me Dusseldorf kishte vetëm një qëllim, sigurimin e mbijetesës edhe për një sezon në kampionatin gjerman.

Megjithatë, këtë nuk ia arriti dhe në ditët e fundit mediet italiane kanë shkruar se kartoni i Berishës do të përdoret nga Lazio për të siguruar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Këtë e ka mohuar fantazisti nga Kosova, duke deklaruar se ka kontratë me “Biancocelesti”.

“Kam kontratë me Lazion edhe për tre vite. Nuk e di çfarë është raportuar, jam i qetë. Tani jam në pushim pasi sezoni përfundoi këtë fundjavë. Jam i zhgënjyer pasi nuk arritëm qëllimin tonë me Fortunën, që ishte sigurimi i mbijetesës”.

Ditëve të fundit mediet italiane kanë raportuar se Lazio është në bisedime për të transferuar reprezentuesin e Shqipërisë, Marash Kumbulla nga Hellas Verona. Për ta bindur Veronën, klubi nga kryeqyteti italian ka ofruar pesë futbollistë dhe ndër ta edhe Berisha, gjithnjë sipas medieve italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *