Tri pikë me shumë vlerë për Madridin pas gabimit të Barcelonës. Tani Reali ka 71 pike, Barcelona 69.
Real Madridi është dashur të djersitet shumë për të marrë fitore në udhëtim te Espanyol, por në fund ia ka dal duke triumfuar 1-0, raporton GE.
Skuadra e Zinedine Zidane kishte për synim të shfrytëzojë gabimin e së shtunës të bërë nga Barcelona dhe ia arriti qëllimit, duke kryer detyrën e saj dhe duke marrë tri pikë të reja në La Liga për të marshuar drejt titullit të 34 në histori të klubit.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në pjesën e parë.
Ishte mesfushori, Casemiro, ai që shënoi në minutën e 45’ pas një asisti fantastik të Benzemas.
Pas kësaj fitore të vështirë, Reali ka shkuar në kuotën e 71 pikëve, dy më shumë se Barcelona.
Benzema are u mad ? Unrea unreal back heel pass and class finish from casemiro pic.twitter.com/fOjzQvJIN0
— Sami (@SamiZaiiin2) June 28, 2020