Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, në pasditën e sotme janë zhvilluar tri ndeshje interesante.
Lideri i tabelës, Drita ka regjistruar fitore me rezultat solid, 2:0 përballë Dukagjinit të Klinës.
Ndërsa, në stadiumin “Bajram Aliu”, Trepça’89 e ka mposhtur Drenicën me rezultat 2:4.
Dhe për fund, Flamurtari e ka mposhtur Ferizajn me shumë vështirësi në kryeqytet me rezultat 3:2.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi duke i komentuar këto ndeshje, ka folur edhe për mungesën e shikueshmërisë në stadiume derisa ka treguar edhe disa nga arsyet.
“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk ka shikueshmëri në ndeshjet e futbollit kosovar dhe të merren masa”, thotë Munishi në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.
“Të bëhen sondazhe, a mos nuk po vijnë shkaku i kurdisjeve, atraktivtetit të ndeshjes, mungesës së ushqimit në stadiume, ofendimet në stadiume”, tregon më tej ai.
“Por, në rast se luan një skuadër kosovare në Ligën e Kampionëve, stadiumet do të mbusheshin. Duhet të ketë garë të mirëfilltë, jo me gjëra të pista. Kështu si jemi, na kanë mposhtur nga kamarierët në ndeshjet evropiane, por kjo s’duhet të ndodhë”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/watch/?v=600827534177438