Janë konfirmuar 87 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.
“Sot më 28 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive. ”, thuhet në njoftim.