Rikthehen tifozët në sportin vendor

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila shfuqizoi vendimin e mëhershëm që ndalonte grumbullimet publike, kanë nisur të rikthehen tifozët në Kosovë.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave në hendboll ndërmjet Istogut e Vushtrrisë është luajtur me tifozë.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin mbledhur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për t’i mbeshtetur skuadrat e tyre.

Kjo është ndeshja e parë në Kosovë që zhvillohet me publik që pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në fund, Vushtrria fitojë finalen ndaj Istogut me rezultatin 22:17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *