Milani edhe më afër objektivit pas fitores, Championsi edhe më larg për Romën

Milani ka rrëmbyer pikët e pota në San Siro, pasi e ka mposhtur 2-0 Romën.

45 minutat e parë ishin të barabarta me raste nga të dyja skuadrat, por në pjesën e dytë vendasit bën diçka më shumë dhe e dërguan dy herë topin në rrjetën e mysafirëve.

Fillimisht shënoi për 1-0 Ante Rebic, në minutën e 76’.

Kur Roma po kërkonte golin e barazimit, erdhi ai i nokautit, pasi vendasit fituan një penallti në minutën e 89’, të cilën e konkretizoi në gol Hakan Calhanoglu.

Me këtë fitore, Milan i është afruar zonës Europa League, ka pikë të barabarta me Napolin, kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Derisa pas kësaj humbje, Roma është distancuar me Atalantën në luftën për një vend në Champions League, tani ka gjashtë pikë më pak plus Atalanta një ndeshje ka për të zhvilluar më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *