‘Xehtarët’ kaluan të parë në epërsi përmes Avdyli (7’).
Por vendasit përmbysën gjithçka me Shillovën (16’) dhe Hysenin (20’), para Engjëll Hoti (28’) të baraspeshonte gjithçka.
Golin e avantazhit të dytë për mysafirët e realizoi Leart Emini (58’), teksa Ahmeti vulosi rezultatin përfundimtar 2:4 dhe kësisoj duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Trepça ’89 mban vendin e nëntë me 31 pikë, katër më pak se Drenica është një pozitë më lartë.
Flamurtari ka trimfuar ndaj Ferizajt, me rezultat 3:2.
Prishtinasit realizuan dy herë përmes Kelmendit (43’) dhe Shalës (50’), para se Asani (56’) të ngushonte rezultatin.
Por Kelmendi iu kundërpërgjigj vetëm pas një minute duke çuar rezultatin në 3:1, kurse ferizajasit pesë minuta para fundit ngushtuan rezultatin në 3:2.
Flamurtari bën një hap të rëndësishëm për mbijetesë, duke u ngjitur në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Ferizaj hap prapa teksa ka tubuar vetëm 26 pikë në pozitën e 10.