Chelsea është gjysmëfinalisti i radhës në FA Cup.
Të besuarit e Frank Lampard e kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0 Leicester Cityn, për të prerë biletën për në gjysmëfinale.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar mesfushori, Ross Barkley, në minutën e 63’.
“Blutë e Londrës” kështu i janë bashkuar në gjysmëfinale “Topçinjve” dhe “Djajve të Kuq”, derisa tani do të presin fituesin nga dueli Newcastle – Man City, sfidë që zhvillohet nga ora 19:30.