Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, është bërë viral në rrjete sociale shkaku i një simulimi të tij gjatë fitores së Djajve të Kuq kundër Norwich Cityt në çerekfinale të FA Cup.
Manchester Unitedi arriti ta sigurojë një vend në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e fitoi me rezultat 2:1 duelin si mysafir kundër Norwich Cityt, transmeton Gazeta Express.
Vendasit kanë qenë në krizë në Premierligë këtë sezon, mirëpo u treguan kundërshtarë të denjë për Djajtë e Kuq në Carrow Road, ku djemtë e Ole Gunnar Solskjaer arritën ta marrin fitoren vetëm në kohën shtesë dhe pasi rivalët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë.
Solskjaer i bëri tetë ndryshime në formacion të parë për këtë ndeshje – në mesin e të cilëve ishte edhe Eric Bailly, që e zëvendësoi Victor Lindelofin dhe luajti përkrah Harry Maguiret në mbrojtje.
Bailly e largoi topin nga zona e rrezikut katër herë gjatë 96 minutave lojë që i bëri, megjithatë në mendjen e tifozëve mbeti një moment gjatë ndeshjes kur ai u duk se simuloi.
Ky simulim u komentua mjaft shumë në rrjete sociale dhe një tifoz madje pretendoi se Bailly, i cili shpeshherë bëhet viral me veprimet e tij në rrjete sociale, është më qesharak sesa komedianët.
Interesting from Bailly ??
pic.twitter.com/Nkr3a6ad2p— DILLINGER ? (@DillanMUFC) June 27, 2020