Një lajm i çuditshëm vjen nga Milani. Lucas Paqueta ka refuzuar grumbullimin për ndeshjen kundër Brescias.
Sulmuesi brazilian i ka kërkuar trajnerit Stefano Pioli që të mos e përfshijë në skuadër për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.
Ai i kërkoi trajnerit të mos e thërrasë pas seancës së sotme stërvitore.
Arsyetimi i tij nuk bëhet i ditur, por mendohet se 22-vjeçari e ka shpjeguar me një gjendje të keqe emocionale.
Lojtari i ka thënë klubit se nuk ndihet gati për të zbritur në fushë.
Paqueta është një ndër emrat e përfolur në merkato. PSG do shërbimet e tij, ndërsa Milani nuk ka pranuar ofertën e parë.
“Djalli” nuk është i kënaqur nga shifra e ofruar nga francezët dhe do më tepër se 20 milionë euro.