Werder Bremen i ka shpëtuar rënies direkte nga Bundesliga 1, pas fitores 6:1 në duelin e sotëm ndaj Koln.
Në duelin e sotëm shkëlqeu Milot Rashica i cili i dha fund ecurisë pa shënuar gol, pasi gjeti rrjetën në pjesën e parë.
Kështu, Werder Bremen do të luajë në ndeshjen e playofit me skuadrën që renditet në pozitën e tretën në Bundesliga 2.
Ndërsa, lajmet jo të mira vijnë për Fortunën e Valon Berishës.
Dusseldorf ka rënë nga Bundesliga 1 pas humbjes që e pësoi në udhtëm te Union Berlini.
Kështu, Berisha me gjasë pritet të largohet nga Fortuna Dusseldorf gjatë afatit të verës duke u rikthyer te Lazio nga ku është edhe i huazuar.
Kujtojmë, nga Bundesliga ka rënë edhe Paderborni i Gjasules.
Kurse, kampion edhe këtë vit është shpallur Bayern Munchen.
Golin e Rashicës mund ta shikoni Këtu
Josh Sargent’s goal for Werder Bremen to make it 6-1 vs Koln #USMNT pic.twitter.com/KI1JGsKKfh
— Drew Richardson (@AmericaSoccerFC) June 27, 2020