Sezoni më i mirë në karrierë për Lewandowskin.
Është 30 vjeçar, por Robert Lewandowski po shijon sezonin më të mirë në karrierë.
Ai ka shkëlqyer me fanellën e Bayern Munich, duke rrëmbyer titullin e tetë me radhë në Bundesliga.
48 gola në 41 paraqitje këtë edicion dhe për herë të parë në karrierë, shifra vërtet magjike për Lewan që është kandidati më serioz për ‘Topin e Artë’.
Ai gjithashtu i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë për Këpucën e Arte, një tjetër trofe që synon ta rrëmbejë 30 vjecari.
Lewa synon të lë edhe më shumë prapa Immobilen, Ronaldon dhe Messin me gola sot në ndeshjen e fundit të sezonit, kundër Wolfsburgut, në mënyrë që të mos i kërcënohet Këpuca e Artë. /Gazeta Express/