Lazio ka vendosur të japë ofertën për Marash Kumbullën. Drejtori sportiv Igli Tare ka fituar terren pas tërheqjes së Interit nga gara dhe po bisedon me drejtuesit e Veronës për futbollistin e ri.
18 milionë euro + 2 lojtarë është oferta që kreyqytetasit kanë për futbollistin e ri.
Kjo do të bëjë që shifra 30 milionë euro të kapet nga Verona. Kumbulla nuk do të largohet për më pak se 30 mln euro sipas pretendimeve të Veronës.
Shtatlarti i mbrojtjes nga krahu tjetër e do një transferim te Lazio aq më tepër që ai gjen Igli Taren.
Të dy shqiptarë dhe nuk do të kenë vështirësi të merren vesh me njëri-tjetrin. Lojtari i kombëtares shqiptare do që të ketë minuta dhe të luajë në vazhdimësi.