VIDEO: Konsiderohet Messi meksikan, 15-vjeçari i Mallorcas shkruan historinë

Vetëm 15 vjeç dhe 219 ditë, Luka Romero shkroi emrin e tij në historinë e La Ligas.

Talenti meksikan u aktivizua mbrëmë në minutat e fundit kundër Real Madrid për Mallorcan, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në elitën e futbollit spanjoll.

Romero, edhe pse luajti pak minuta dhe e preku shumë pak topin, tregoi me sekuenca teknikën e tij të lartë, shpejtësinë dhe guximin për t’u futur në driblim.Kundër emrave si Marcelo e Casemiro, vështirë të driblosh, por Luka Romero tentoi në disa raste.

15 vjeçari konsiderohet si Messi meksikan dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Vetëm një problem i vogël: Modeli i tij i flokëve, i cili është komentuar gjatë në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *