Munishi: Ne po luajmë futboll të vërtetë, të tjerët ndeshje miqësore

Ballkani e ka bërë një hap fals në luftë për titullin e kampionit, pasi sot barazoi 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Ferizaj. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e tij pati mungesa të theksuara, por ka folur mënyrën se si po luajnë skuadrat tjera.

“Kishim mungesa në përbërje dhe ishim të detyruar të bënim rotacione. Pësuam gol nga një pakujdesi, megjithatë mendoj që sot nuk e merituam barazimin”, deklaroi fillimisht Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Disa skuadra të tjera po luajnë ndeshje miqësore, ndërkohë ne po luajmë futboll të vërtetë. Ne po i shohim skuadrat tjera se si po luajnë ndaj nesh dhe ndaj pretendentëve të tjerë. Ne të gjithë gjërat po i shohim, por jemi krenarë për punën tonë”, përfundoi Munishi.

Në kuadër të xhiros së 27-të skuadra e Ballkanit luan në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *