Manchester United përpos rezultate katastrofike, është duke u përballur edhe me lëndime të futbollistëve.
Reparti ofansiv i tyre është i mangët, me Rashfordin të lënduar.
Deri tash janë përmendur disa emra për të zbarkuar në “Old Trafford”, por konkrete nuk ka pasur asgjë.
Tash, mediet britanike shkruajnë se mund të rikthehet veterani Carlos Tevez.
Ish-përfaqësuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të rinj të Boca Juniorsit, me të cilin i skadon kontrata në qershor të këtij viti.
Mirëpo, ish-futbollisti i West Hamit dhe Juventusit mund të përfundojë në “Teatrin e Ëndrrave” qysh këtë muaj.
Sulmuesi argjentinas kishte luajtur për gjigantin anglez në periudhën 2007-2009, ndërsa më pas kishte kaluar tek rivalët e Cityt.