Manchester United kanë konfirmuar se do largojnë nëntë lojtarë të akademisë, pasi kontratat e tyre të skadojnë në javën tjetër.
Demetri Mitchell, Cameron Borthwick-Jackson, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Largie Ramazani, George Tanner, Aidan Barlow, Kieran O’Hara dhe Alex Fojticek, nuk do të marrin kontrata të reja nga ‘Djajtë e Kuq’, kështu që do të largohen nga 30 qershori, përcjell lajmi.net.
Lojtarëve të larguar, iu është ofruar mbështetje nga Manchester United, dhe janë ftuar që të stërviten përsëri në ‘Carrington’, për të ruajtur formën e tyre, e po ashtu ‘Djajtë e Kuq’ do t’u ndihmojnë në përpjekjet për gjetjen e klubeve të reja.
Në anën tjetër, asnjë lojtar nën moshën 19 vjeçare nuk është larguar nga akademia e Unitedit, pasi klubi nuk ka pasur dëshirë t’i lërë lojtarët të largohen gjatë periudhës aktuale me COVID-19.