Trepça’89 mban gjallë shpresat për ikje nga rënia, fitojnë Drita e Gjilani

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të xhiros së 26-të në Superligë.

Trepça’89 ka barazuar në minutën e parafundit të kohës shtesë në shtëpi ndaj Flamurtari 1:1.

Gjasat e 89-shit për t’i ikur rënies i ka mbajtur gjallë Muharrem Jashari që shënoi krejt në fund për barazim.

Derisa për Flamurtarin paraprakisht kishe realizuar Bashkim Shala.

Vazhdon të jetë në krye të tabelës edhe pas xhiros së 26-të skuadra e Dritës që fitoi në udhëtim te Vushtrria me rezultatin 4:0.

Xhevdet Shabani (1’), Betim Haxhimusa (22’), Astrit Fazliu (80’) dhe Kastriot Rexha (82’) ishin golashënuesit e këtij takimi.

Drita vazhdon të jetë lidere me 55 pikë.

Fitore ka realizuar edhe Gjilani si mysafir të Dukagjinit, 3:1.

Keita Razak (2’), Arbër Shala (autogol,6’) dhe Fiton Hajdari (67’) shënuan për Gjilanin.

Golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Abu Kamara (9’).

Me këtë fitore, Gjilani del përkohësisht në pozitën e dytë me 51 pikë./Insporti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *