Feronikeli nesër përballet me skuadrën e Drenicës, në kuadër të IPKO Superligës.
Mesfushori Albert Dabiqaj, ka thënë se “Nikli” synon tri pikët e plota kundër kuqezinjve nga Skenderaj.
“Mendoj se është një ndeshje mjaftë e vështirë ku Drenica vjen pas një humbje. Ne do të hyjmë në këtë ndeshje për tri pikëshin e radhës në mënyrë që të mbajmë hapin me skuadrat tjera. Fatmirësisht nuk kemi mungesa për këtë ndeshje dhe besojmë në fitoren e radhës”, ka thënë Dabiqaj për “Epokën e re”.