Gjatë ditës së sotme është marrë vendim nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizohet vendimi i kaluar ku ndaloheshin tubimet sportive.
“Shfuqizohet pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet/tubimet sportive, tubime, konferenca, tryeza të rrumbullakëta”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun i cili ka treguar nëse do të zhvillohen ndeshjet me praninë e tifozëve.
Salihu ka thënë që nuk mund të rrezikohet por shpreson se sezoni i ardhshëm të zhvillohet me praninë e tifozëve.
“Në këtë fazë kemi përgjegjësi të shtuar dhe nuk besojë se mund të rrezikojmë aq. Shpresojmë që së paku sezoni i ardhshëm të mbulohet me shikues”, ka thënë Salihu.