Një fotografi e një dhome gjumi është bërë hit në mediat sociale, pasi që pamjet për shumë njerëz ngjasonin me një skenë vrasjeje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një set i shtratit me një model trëndafilash në jastëkë dhe petale të përhapura në të gjithë shtratin ishte diçka që e bëri fotografinë të merrte shumë vëmendje.
That awkward moment when you realise that your romantic new ‘white with rose bud’ bedding set makes your boudoir resemble a particularly gruesome crime scene… pic.twitter.com/JATDMpFBQT
— John Donoghue (@JohnDonoghue64) January 20, 2020
Kjo për faktin se fotografia që John Donoghue shpërndau në profilin e tij – siç edhe e kuptoi edhe ai më vonë – duket si një skenë krimi.
Pasi shumë prej ndjekësve u ka pëlqyer, fotografi thuhet se mori mijëra pëlqime dhe shumë komente.
“Shtratin e ri, po. Por, pranoje ku e varrose?”, është një nga komentet në Twitter.