De Jong i nervozuar me stafin mjekësor të Barcelonës

 

Frenkie de Jong nuk do të mund të luajë te Barcelona për dy javët e ardhshme shkaku i lëndimit që ka pësuar në muskulin e këmbës së djathtë.

Mesfushori holandez u zëvendësua në fitoren 4-0 të skuadrës katalunase ndaj Mallorcas, pasi ndjente dhimbje të mëdha në këmbë.

Por, gazetari i TV3, Gerard Moreno raporton se De Jong është tejet i nervozuar me stafin mjekësor të Barcelonës shkaku i tretmanit që po i bëjnë.

23-vjeçari thuhet se ka bërë të ditur se nuk po pranon tretmanin e duhur dhe po detyrohet të shkojë në Holandë për trajtim të mëtutjeshëm.

Natyrisht se lëndimi i tij është një humbje e madhe për Quique Setienin që e sheh atë si pjesë kyçe të skemave të tij.

Deri më tani në këtë edicion, De Jong ka bërë 27 paraqitje për Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *