Atalanta rinisi aty ku e kishte lënë, edhe pas më shumë se 3 muajsh: gola, spektakël dhe fitore! Skuadra e Gasperinit duket sikur nuk ka ndaluar kurrë, edhe gjatë pandemisë.
Plot 74 gola të shënuar në 26 ndeshje përfaqësojnë rezultatin më të mirë të 20 ekipeve të Serie A, por duke ndjekur statistikat e ofruara nga OPTA kuptohet se kjo shifër e përfshin ekipin bergamask në histori: 74 gola pas 26 javësh në kampionat janë rezultati i gjashtë më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian.
Më mirë se sa bluzinjtë e sezonit 2019-2020 kanë bërë Juventusi në sezonin 1950-51 (75 gola), Torino 1947-48 (77 gola), Milani 1950-51 dhe 1949-50 (81 gola) dhe Fiorentina 1958-59 (83 gola).
74 – Gol dopo le prime 26 giornate di Serie A:
83 Fiorentina 1958/59
81 Milan 1949/50
81 Milan 1950/51
77 Torino 1947/48
75 Juventus 1950/51
74 #Atalanta 2019/20Storico.#AtalantaSassuolo
— OptaPaolo (@OptaPaolo) June 21, 2020
Një vend i gjashtë momental që mund të bëhet një vend i parë pas plot 69 vitesh në Serie A.