Liverpooli është ende shumë afër fitimit të titullit të parë në ligë pas plot 30 vjetëve, por kur mund të shpallet kampion saktësisht?
Manchester City e rifilloi sezonin në Premierligë të mërkurën me fitore bindëse 3:0 kundër Arsenalit, por skuadra e Jurgen Kloppit u desh të pajtohej me një pikë në derbin pa gola në Merseyside, transmeton GE.
Çfarë e pret Liverpoolin tani?
Të kuqve u duhen edhe pesë pikë për ta siguruar titullin.
Por nëse City e mund Burnleyn të hënën dhe Liverpooli e bën të njëjtën në shtëpi kundër Crystal Palace të mërkurën, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin me një barazim kundër skuadrës së Pep Guardiolës më 2 korrik, duke supozuar se City i fiton pikët e plota edhe kundër Chelseat këtë të enjte.
Por çka nëse City lëshon pikë të hënën, pra sonte? Kjo do të nënkuptonte se Liverpooli, i cili i ka 23 pikë më shumë se City në renditjen e Premierligës, do të mundë ta fitonte titullin kundër Palace.
Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit:
24 qershor: Liverpool vs Crystal Palace
2 korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Liverpool vs Aston Villa
8 korrik: Brighton vs Liverpool
11 korrik: Liverpool vs Burnley
Ndeshjet e mbetura të Manchester City:
22 qershor: Man City vs Burnley
25 qershor: Chelsea vs Man City
2 korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Southampton v Man City
8 korrik: Man City vs Newcastle
11 korrik: Brighton vs Man City