Pasi u kritikua ndaj Napolit, ku nuk la asnjë shenjë, Romelu Lukaku menjëherë u ka treguar skeptikëve se gabohen në drejtim të tij. Gol dhe sidomos pjesmarrës në rrjetën e shokut të repartit, Lautaro Martinez.
Për belgun ishte goli i 18-të në Serie A, duke u futur kështu në kategorinë e atyre sulmuesve që në 30 vitet e fundit kanë shënuar të paktën 18 gola në sezonin e parë zikaltër.
Dhe, lista përmban emra si Milito (2009-2010), Ronaldo (1997-98) dhe Ruben Sosa (1992-93)