Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pas fitores ndaj Romës në Torino.
Bardhezinjtë triumfuan ndaj verdhekuqëve me rezultat të pastër, 3:1, përcjellë “Olle”.
Ekipi i Sarrit e kreu punën që në pjesën e parë, duke shënuar tri herë.
Shifrat u zhbllokuan nga Ronaldo, ndërsa më pas shënuan edhe Bentancur dhe Bonucci.
Roma dha sinjale në pjesën e dytë me golin e Under, por pavarësisht disa rasteve tjera nuk arriti të bëjë më shumë.
Në gjysmëfinale, Juventus pret fituesin e duelit Milan-Torino.