Manchester United është gati të ofrojë 90 milionë sterlina për të përforcuar mesfushën që do të vihet në dispozicion të Erik ten Hag, i cili do të marrë drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.
Sipas portalit 90min.com, objektivi i klubit është Declan Rice i West Ham-it, i cili është kërkuar në sesionet e kërkuara të merkatos. Klubi londinez, siç ka bërë të ditur trajneri David Moyes javën e kaluar, e vlerëson lojtarin 150 milionë euro.
Megjithatë, bu rime të tjera afër klubit kanë folur për një shifër më të ulët, rreth 120 milionë. Kështu, diferenca mes kërkesës dhe ofertës mbetet akoma e madhe.
Lajmi i mirë për Manchester United është se Rice dhe menaxherët e lojtarit i kanë shpjeguar West Ham-it se e konsiderojnë verën e ardhshme momentin e duhur për t’u larguar nga klubi dhe të bëjë një hap përpara në karrierën e tij.