8 ndeshje pa humbje nuk mjaftojnë, skuadra e njohur kosovare shkarkon trajnerin

FC Vitia ka liruar nga detyra kryetrajnerin, Megzon Visoka.

4 fitore dhe 4 barazime radhazi nuk kanë mjaftuar që trajneri, Megzon Visoka dhe klubi i Vitisë të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje.

Sot skuadra e Vitisë barazoi 0-0 në shtëpi kundër Ulpianës.

Ishte vetë klubi që tregoi për këtë vendim në rrjetin social facebook.

Njoftim zyrtar i klubit pa ndërprerje:

Ne baze te vendimit te klubit dt. 15.11.2020, Lirohet nga detyra e kryetrajnerit Megzon Visoka.
Visokes fc Vitia i uron suksese dhe shendet ne te ardhmen.
Per kryetrajnerin i cili do ta udheheq shtabin teknik do te njoftoheni ne ditet ne vazhdim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *