Një ndeshje miqësore, por pafundësisht spektakolare është zhvilluar ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës në Los Angelos, përkatësisht në stadiumin “SoFi Stadium”.
Hiç më pak se tetë gola janë realizuar gjatë kësaj sfide, me fitoren që i takoi skuadrës angleze me rezultat 5-3.
Ishte Robert Leëandoëski që hapi serinë e golave duke e kaluar Barcelonën në epërsi pas shtatë minutave lojë, derisa dy golat tjerë për skuadrën e Xavit i realizuan Rafinja dhe Ferran Torres.
Por, skuadra e Mikel Artetas u tregua e fuqshme duke shënuar pesë herë, derisa realizues ishin Trossard (2), Saka, Havertz, Vieira.