Maqedonia e Veriut do të provojë t’i vërë sërish stërkëmbëshin Italisë, me shpresën për të siguruar një biletë për në Europianin 2024, pasi la ‘të kaltrit’ pa Botëror një vit më parë.
Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevski ka shanse minimale për t’u kualifikuar, megjithatë do të provojë gjithçka në dy ndeshjet e fundit eliminatore, ndaj Italisë në transfertë dhe ndaj Anglisë në Shkup, përkatësisht më 17 dhe 20 nëntor.
Trajneri Milevski ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto sfida, teksa bie në sy prania e 7 lojtarëve me origjinë shqiptare.
Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci janë shqiptarët që do të veshin fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy ndeshjet e fundit eliminatore, të cilat do të transmetohen live në ekranin e SuperSport.
Lista e plotë:
Portierë: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);
Mbrojtës: Visar MUSLIU (Paderborn), Todor TODOROVSKI (ZTE), Nikolla SERAFIMOV (Fehervar), Jovan MANEV (Osijek), Ezgjan ALIOSKI (Al Ahly), Bojan DIMOSKI (Akron), Ahmet ILJAZOVSKI (Hvidovre), Stefan ASHKOVSKI (Radnicki Nish);
Mesfushorë: Enis BARDHI (Trabzonspor), Tihomir KOSTADINOV (Piast Gliëice), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb), Jani ATANASOV (Krakov), Agon ELEZI (Varazdin), David BABUNSKI (Mezokoveszd), Isnik ALIMI (Sepsi);
Sulmues: Bojan MIOVSKI (Aberdeen), Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava), Darko ÇURLINOV (Burnley), Elif ELMAS (Napoli), Erdon DACI (Westerlo), Aleksandar TRAJKOVSKI (Hajduk), Dimitar MITROVSKI (Varazdin);