“Kapitullon” Man Utd, mposhtet thellë nga Brighton dhe humb gjasat për Champions

Manchester United është mposhtur thellë 0:4 në udhëtim ndaj Brighton, në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.

Fillimisht, Caicedo realizoi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte fatale për “Djajtë e Kuq”.

Cucurella realizoi për 2:0, pas asistit të Trossard. Ky i fundit asistoi edhe në golin e dytë në minutën e 57-të.

E radha për të shënuar i erdhi edhe Trossard në minutën e 60-të të ndeshjes.

Kjo humbje edhe matematikisht ia shuan gjasat Man Utd-s për kualifikim në Champions League.

Ata gjenden në vendin e gjashtë me 58 pikë, pesë më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Brighton gjendet në vendin e nëntë me 47 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *