6 gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesës së parë, këto janë rezultatet e plota

6 gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesës së parë, këto janë rezultatet e plota

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita është në avantazh pas pjesës së parë ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.

Ishe një penallti e akorduar për vendasit që më së miri u konkretizua në gol nga Festim Alidema.

Sulmuesi Alidema kishte edhe një mundësi tjetër, por dështoi të shënonte nga penalltia e dytë që u akordua për “Intelektualët”.

Në anën tjetër, Besa po befason Trepçën ’89 me rezultat 0 me 1, në Mitrovicë. Diellor Beseni shënoi golin e vetëm në pjesën e parë për mysafirët.

Arbëria dhe Gjilani kanë prodhuar spektakël, në Podujevë. Rezultati pas 45′ minutave të parë është 2 me 2.

Musolli dhe Progni shënuan për mysafirët, kurse Marclei dhe Kryeziu për vendasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *