Tabela e Superligës pas 17 javësh: Ballkani vazhdon lidershipin ngec Prishtina, “luftë” e madhe për mbijetesë

Me tri duelet e sotme në Prishtinë, Klinë e Lipjan është përmbyllur java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është lider në tabelë me 33 pikë, një më shumë se Gjilani i dyti dhe dy më shumë se Drita që është e treta.

Prishtina pas humbjes (0-1) nga Drita në kryendeshjen e kësaj xhiroje, ka ngecur në vendin e pestë me 24 pikë gjithsej.

Në ndërkohë, “luftë” e madhe është në pjesën e poshtme të tabelës me katër skuadra që kanë dallim dy pikë në garë për t’i ikur “zonës së kuqe”.

Feronikeli e mbyll tabelën e klasifikimit në pozitën e fundit me vetëm 11 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *