Sot janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar 4 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.
Sot janë shëruar 43 pacientë duke ngritur kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 533.
Nga data 8 shkurt deri sot janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.