Lajme aspak të mira vijnë nga Premier League.
Skuadrat e Premier League janë goditur fort nga virusi Covid-19 dhe kështu flasin edhe rezultatet zyrtare.
Sipas raportimeve të fundit, nga 3805 testime të kryera, 42 raste kanë rezultuar pozitive.
Testet janë kryer mes lojtarësh dhe anëtarësh stafi të skuadrave të Premier League.
Dy skuadrat më të prekura deri tani, bazuar në raportimet e mëhershme besohet të jenë Tottenham Hotspur dhe Man United.
Tottenham anulonte ndeshjen e Conference League në mes-javë, derisa Manchester United sot ka mbyllur fushat stërvitore.