Gara më e madhe në Angli është në kulm të rasteve të reja ashtu si e tërë Britania, të cilët për momentin janë në izolim kombëtarë
Premier Liga ka lajmëruar 40 raste të reja me Covid-19 në mes të lojtarëve dhe stafit të klubeve – shifra më e madhe e regjistruar brenda një jave.
Në të njëjtën kohë, liga ka thënë se janë brenda protokolleve që do të thotë se ndeshjet do të vazhdojnë të luhen, me klubet që tani do të testohen dy herë në javë.
Rezultatet më 28 dhjetor dhe 3 janar shënuan rritje të rasteve pozitive – rreth 18 , që ishin regjistruar një javë më parë.
Në një deklaratë, Premier Liga ka thënë se 28 teste janë pozitive nga 1311 të testuar në mes të 28 dhe 31 janarit, me 12 raste tjera pozitive nga 984 lojtarë dhe staf të testuar të cilët bën teste nga 1-3 janar.
Edhe pse Anglia është hyrë në një izolim Kombëtar, klubet profesionale të sportit mund të vazhdojnë garat, për dallim nga sezoni i kaluar që ishte ndërprerë për tre muaj.
Shifrat e fundit të ligës bën që të shtyhen tri ndeshje për shkak të infektimeve me koronavirus, me Fulhamin që ju shtynë dy ndeshje kundër Tottenhamit dhe Burnleyt si dhe anulimi i ndeshjes City-Everton.
Man City, megjithatë, ishte gati dhe luajti ndeshjen kundër Chelsea pas ndeshjes se tyre kundër Everton, duke mposhtur skuadrën e Frank Lampard me rezultat 3-1, pavarësisht disa mungesave në lojtarë dhe staf.
Fulham, në anën tjetër, pritet të luajë kundër QPR-së të shtunën në FA Cup dhe shpreson që mos t’i ndalohet ndeshja e tretë radhazi.
Pavarësisht këtij impakti, Premier Liga ka thënë synon që sezoni të përfundon me kohë. Ka pasur zëra që kanë bërë thirrje që tani të këtë një pushim – një periudhe në të cilat klubet do të pushonin derisa virusi të vihet nën kontroll.
“Jam shumë i shqetësuar për veten dhe futbollin në përgjithësi”, kishte thënë Sam Allardyce, menaxher i West Brom javën e kaluar e që ishte në mesin e atyre që kërkonte pushim.
“Me numrin e ulët të testeve pozitive në shumicën e klubeve, liga vazhdon sigurt duke ndjekur protokollet e Covid-19, mbështetet tërësisht nga Qeveria duke bërë që ndeshjet të luhen sipas orarit”, kishte thënë Premier Liga në një deklaratë.
Thuhet se stafi i klubit dhe lojtarët duhet të izolohen 10 ditë pasi të rezultojnë pozitivë.