Gjilani ka vazhduar me fitore, teksa në javën e 20-të ka mposhtur thellë Dukagjinin 0-4.
Gjilani e nisi për mrekulli ndeshjen kur në minutën e parë realizuan gol.
Ishte sulmuesi kroat Tomsilav Busic që shënoi në portën e vendasve pas një aksioni të mirë të mysafirëve.
Dominimi i Gjilanit vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, teksa nuk vonoi edhe goli i dytë.
Sebino Plaku shënoi golin e dytë radhazi në këtë kampionat për epërsinë 0-2 të bardhekuqve.
Me epërsinë prej dy golave të Gjilanit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Mysafirët treguan lojë më të mirë edhe në pjesën e dytë, duke dominuar Dukagjinin.
E 11 minuta para fundit të ndeshjes, Gjilani realizoi edhe golin e tretë kur shënoi për rezultatin 0-3.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte Gerhard Progni që realizoi golin e e katërt për rezultatin përfundimtar 0-4.
Kjo fitore e ngrit Gjilanin në pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë, dy më pak se liderët Drita e Ballkani.
Ndërkohë Dukagjini vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë pas 20 javëve.
Në ndeshjen e radhës Gjilani do të përballet me Feronikelin para tifozëve të vet, ndërsa Dukagjini luan në udhëtim te Vushtrria.