Xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës u hap me ndeshjen në Gjilan, ku Drita mposhti 4:1 Drenicën.
Puna e fituesit u zgjidh që në pjesën e parë, me Dritën që shënoi tri herë, me Kastriot Rexhën (x2) dhe Betim Haxhimusën.
Drenica në minutën e 61’ ngushtoi epërsinë në 3:1 kur shënoi Alban Shillova.
Për rezultatin përfundimtar, në minutat shtesë shënoi Izair Emini.