36-vjeçari, Neuer bëri njërën nga pritjet më të mira të të gjitha kohërave

Manuel Neuer realizoi një nga pritjet më të mëdha në historinë e futbollit gjatë përballjes kundër Italisë të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve, duke sfiduar logjikën me pritjen e tij në vijën e fundit të portës.

Gjermania mundi fituesin e Euro 2020 me rezultat 5-2 në Borussia Park. Joshua Kimmich hapi rezultatin për mikpritësit, përpara se Ilkay Gundogan dhe Thomas Muller të shënonin golat e radhës.

Timo Werner i Chelsea e përmbylli serinë e golave të Gjermanisë me dy shënime të shpejta për të rritur dërguar rezultatin në 5-0, përpara se Italia të zvogëlonte diferencën me golat e Wilfried Gnito dhe Alessandro Bastoni.

Por, duke u larguar nga loja, të gjithë po flisnin për pritjen e çmendur të kapitenit të Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Numri 1 i Gjermanisë bëri pritjen më të pabesueshme kohëve të fundit, për të mohuar atë që dukej si një gol ngushëllues për mesfushorin Nico Barella kur rezultati ishte ende 3-0.

Neuer ishte ‘jashtë loje’ nga devijimi i topit, por më pas në një farë mënyre u rikthye në vijën e portës dhe e priti topin në mënyrë të shpjegueshme.

Reflekset ishin thjesht fenomenale nga Neuer, i cili ka një dy dekada që gjendet në nivelet më të larta të futbollit dhe formën e tij e tregon edhe në moshën 36-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *