Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me COVID-19 pozitiv, ndërsa do të lirohen dy pacientë të shëruar.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID -19 është si vijon: nga 33 pacientë me COVID-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë COVID- 19 pozitiv, të cilët janë në dializë dhe që është duke u realizuar në repartin e klinikes.
Ndryshe, sipas të dhënave të ISHPK, deri më tani në Kosovë 855 persona janë infektuar, 403 janë shëruar edhe 26 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.