Fundi i karrierës në futboll shpeshherë shoqërohet me dilemën e së ardhmes, por kjo nuk është diçka që shqetëson Burim Kukelin.
Ish-lojtari i Kombëtares kuqezi që njihet për qetësinë e tij në mesfushë, së fundmi ndodhet në Tiranë, aty ku ka marrë licencën UEFA B, që e lejon atë të jetë ndihmëstrajner në çdo vend të botës.
36 vjeçari duket se po paraprin “varjen e këpucëve në gozhdë”, ndërsa është pjesë e Kriens në Zvicër, qysh prej verës së shkuar kur u largua nga Sion.
Gjakovari tanimë pritet të ndjekë kursin e UEFA Pro, që do t’i lejonte në të ardhmen drejtimin e çdo ekipi si trajner kryesor.