25 vjetori i themelimit – Intelektualët në festë, nesër pritet ta “djegin” Gjilanin

Intelektualët, tifogrupi i zjarrtë i skuadrës së Dritës, më 23 dhjetor (nesër) festojnë 25 vjetorin e themelimit të tyre.

Tifozeria e flakët gjilanase do të shënojnë një sërë aktivitetesh festive me rastin e përvjetorit jubilar.

Bardhekaltrit hapjen e festës do ta bëjnë me një shfaqje të madhe piroteknike nga ora 19:00.

“Nesër takohemi të gjithë së bashku, te rruga “Luftëtarët e Gilanit 44”, rruga për Bujanoc, nga rrethi i FSK deri te rrethi i madh, prej orës 18:00. Nga ora 19:00 fillon shfaqja jonë piroteknike, në festë për këtë ditëlindje jubilare. Festën e vazhdojmë nga ora 20:00 e deri në orët e hershme të mëngjesit, në Kllapa Pub”.

“23 Dhjetori erdhi. Ne e festojmë ditëlindjen numër 25 të grupit tonë. Festojmë për 25 vite përkrahje, angazhim dhe sakrificë, me emrin Intelektualët pas klubeve me emrin DRITA. Festojmë me kokën lartë dhe krenarë, për tifozërinë tonë që secili nga ne e ndjejmë si familje”- thuhet në njoftimin e tifogrupit të Dritës në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *