“24 ndeshje pa humbje, një gol i anuluar pa të drejtë, jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë”

Gjilani iu rikthye fitoreve në Superligën e Kosovës ditën e djeshme.

Skuadra e Ismet Munishit fitoi 5:0 ndaj Drenicës duke e vazhduar luftën për titullin e kampionit.

Kjo fitore vjen pas humbjes zyrtare 0:3 në tavolinë nga Ballkani pas incidentit të tifozëve në Gjilan.

Megjithatë, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi që njihet për postimet dhe deklaratat interesante, thotë se skuadra e tij ka “24 ndeshje pa humbje” dhe është “skuadra më e dëmtuar” në Superligë.

Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:

“24 ndeshje pa humbje …

Rezultati me i thell ne 20 vitet e fundit dhe ni gol i anuluar pa te drejtë.

Ekipi me i demtuar ne Superlig

Forca Gjilani ❤️?

Forca Skifterat ?“.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *