Yann Sommer regjistroi një tjetër ndeshje pa pësuar gol përballë Atletico Madrid, takim që Interi e fitoi 1-0. Duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.
35-vjeçari “kyçi” portën për herë të 21-të këtë sezon, sukses për të cilin i ndan meritat me shokët e skuadrës.
“Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes. Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.
Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.
Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani.
Sommer, i cili ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares helvete, po luan sezonin e parë në Serie A me skuadrën e Simone Inzaghit. Dhe deri tani po bën shumë mirë./ss