Pas disa ditësh, Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen sërish në një ring boksi. Meçi do të zhvillohet më 23 shkurt në ora 06:00 të mëngjesit.
Dy gjigantët e peshave të rënda kishin luajtur baras në duelin e tyre të parë, më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në Los Angeles.
Fury do ta sfidojë Wilderin për titullin e WBC-së, derisa fituesi i duelit mes tyre në të ardhmen mund të duelojë me Anthony Joshuan.
Wilder, që ndryshe njihet me nofkën ‘Bomberi i Bronztë’, shquhet për goditjen e fuqishme të tij me të djathtën.
Ndërkaq, pasi nokautimit që i bëri në rundin e shtatë Luis Ortizit, e ka përshkruar veten si “boksieri me grushtin më të fortë në histori”.
VIDEO: Këtu mund t’i shikoni top 10 nokautet e Deontay Wilderit
Wilderi ka gjithsej 42 fitore [41 prej tyre me nokaut] dhe 1 barazim në karrierë [ndaj Furyt].
Ndërkaq, në përjashtim të barazimit në meçin ndaj Wilderit, Fury po ashtu i ka të gjitha fitore në karrierë.
Ai ka gjithsej 29 fitore në 30 meçe të zhvilluara – 20 prej tyre me nokaut.