Super talenti kosovar, Albin Thaqi është stërvitur sot me ekipin e parë të Dortmundit.
Për 19 vjeçarin nuk është hera e parë që stërvit me ekipin e parë.
Thaqi luan si qendër-mbrojtës dhe vlera e tij në “transfermarkt” është 75 mijë euro.
Ai ka nënshtetësi gjermane dhe kosovare. Në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat U16 të Gjermanisë.