19 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 19 raste të reja me koronavirus në vend.

Sipas njoftimit 14 raste janë nga Komuna e Vushtrrisë, nga 1 rast nga Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Kamenica dhe Mitrovica.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, njofton IKSHPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *