Me tri golat e shënuar sot ndaj Hellas Verona, tani Ciro Immobile ngjitet në kuotën e 34 golave në kampionat dhe konsolidon vendin e parë në klasifikimin e golashënuesve të Serie A, por jo vetëm kaq…
Me këto tri gola, bomberi bardhekaltër ka arritur Robert Lewandowski në krye të renditjes për Këpucën e Artë të Europës. Tani ka rastin e madh për ta kaluar dhe për t’u shpallur ai fituesi, duke qenë se është në garë vetëm me Cristiano Ronaldo… (30 gola por luan sonte).